Të paktën dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e zjarreve të mëdha që kanë përfshirë Los Angelesin këtë javë. Të paktën 10,000 shtëpi janë shkatërruar bashkë me ndërtesa e struktura të tjera.
Autoritetet kanë bërë thirrje të mëtejmë për evakuim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZjarri “Eaton” që nisi të martën ka djegur më shumë se 5,000 struktura, raportoi AP.
Të gjitha zjarret që shpërthyen këtë javë në Los Angeles kanë përfshirë një hapësirë prej 40 kilometrash në veri të qendrës së qytetit, duke nxitur frikë e trishtim në të gjithë qytetin. Nuk është identifikuar shkaku i zjarreve.
Sherifi i Qarkut të Los Angelesit, Robert Luna, ka thënë se po planifikohet orë policore gjatë natës.
Të paktën pesë kisha, një sinagogë, shtatë shkolla, dy biblioteka, lokale, bare, restorante e markete janë djegur.
Të paktën 180,000 njerëz janë urdhëruar të evakuohen.