Botë

Dhoma e Përfaqësuesve voton për të përmbysur tarifat e Trumpit ndaj Kanadasë

Donald Trump

Foto: Associated Press

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka votuar për të anuluar tarifat e presidentit të SHBA-së Donald Trump mbi mallrat kanadeze.

Me një votim 219 pro dhe 211 kundër, gjashtë ligjvënës republikanë iu bashkuan demokratëve për të mbështetur një rezolutë që kërkon t'i japë fund tarifave që Trumpi i vendosi Kanadasë vitin e kaluar.

Vota është kryesisht simbolike pasi do të duhet të miratohet nga Senati i SHBA-së dhe më pas nga Trumpi, i cili ka shumë pak gjasa ta nënshkruajë atë për ta bërë ligj, shkruan BBC.

Që nga rizgjedhja e tij, Donald Trumpu ka vendosur një sërë tarifash ndaj Kanadasë, duke kërcënuar së fundmi një taksë 100% të importit në përgjigje të marrëveshjes tregtare të propozuar të Kanadasë me Kinën.

"Çdo republikan, në Dhomën e Përfaqësuesve apo në Senat, që voton kundër tarifave do të vuajë seriozisht pasojat në kohën e zgjedhjeve”, ka shkruar Trumpi në Truth Social ndërsa votimi po zhvillohej. 

“Tarifat na kanë dhënë Siguri Ekonomike dhe Kombëtare, dhe asnjë republikan nuk duhet të jetë përgjegjës për shkatërrimin e këtij privilegji”, ka shtuar ai.