Botë

Doktori britanik i bëri botox falas pacientes në këmbim të marrëdhënies seksuale me të

Tijion Esho

Një doktor i ka bërë falas botox një pacienteje në këmbim të marrëdhënies seksuale në klinikën e tij, ka gjetur një komision mbikëqyrës i mjekëve.

Tijion Esho ka pohuar se pati një marrëdhënie me një grua në Newcastle, por ka mohuar se ajo ishte fizike, raportoi BBC.

Në gjetjet ndaj doktorit thuhet se ai e dha trajtimin falas për marrëdhënie seksuale me gruan.

Esho ka thënë se ishte i zhgënjyer nga kjo.

Nëse ai do të vazhdojë ta ushtrojë profesionin e tij, do të bëhet e ditur më vonë.

Sipas deklaratës së Eshos, ai shkëmbeu mesazhe “të papërshtatshme” me një paciente në Instagram.