Botë

Dronët spiunë vazhdojnë t’i mbajnë të mbyllur aeroportet belge

aeroport

Aeroporti i Brukselit u mbyll dhe të gjitha fluturimet u anuluan pas raportimeve për prezencën e një droni, tha kontrolli belg i trafikut ajror. Të njëjtat vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe sot.

Aeroporti më i vogël i Lieges u mbyll gjithashtu pasi u panë dronë.

Ministri i Mbrojtjes, Theo Francken i tha transmetuesit publik se incidenti duket se është kryer nga profesionistë që synojnë destabilizimin e vendit.

Bernard Quintin, ministër i Brendshëm, i kërkoi kryeministrit Bart De Wever të mblidhte Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

“Ne nuk do të lejojmë që aeroportet tona të mbyllen nga fluturimi i pakontrolluar i dronëve. Kjo kërkon përgjigje të koordinuar kombëtare”, ka thënë ai.

Një përditësim nga faqja e Aeroportit të Brukselit tha të mërkurën se fluturimet janë pezulluar, dhe se nuk ka vlerësime për sa kohë aeroporti do të mbetet i mbyllur.