Presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilloi një takim me ministra dhe drejtues të ndërmarrjeve të mbrojtjes të shtunën për të diskutuar zhvillimin e industrisë ushtarake të Rusisë.
Ai vlerësoi rritjen e prodhimit në dy vitet e fundit duke thënë se shumica e ndërmarrjeve e përmbushin urdhrin e mbrojtjes shtetërore në kohë dhe me cilësi të lartë, raporton AP.
Putini vuri në dukje rëndësinë e krijimit të një ekonomie efektive, veçanërisht në lidhje me ushtrinë.
“Ekonomia e forcave të armatosura, e cila është pjesë e ekonomisë së të gjithë vendit, duhet të ndërtohet në përputhje me rrethanat në mënyrë që çdo rubla shtetërore të funksionojë në mënyrë efektive”, ka thënë Putini.
Ai ka shtuar se industria ushtarake ruse duhet të përshpejtojë futjen e teknologjive moderne dhe zgjidhjeve inovative për të qenë përpara armikut.
“Dëshiroj të theksoj sërish se ne duhet të jemi një hap përpara gjatë gjithë kohës, duhet të jemi përpara armikut gjatë gjithë kohës dhe atëherë fitorja do të jetë e garantuar”, ka deklaruar presidenti rus.