Botë

Dy të vdekur në Filipine pasi një veturë përplaset në hyrje të aeroportit të kryeqytetit

Filipine

Foto: Associated Press

Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur në aeroportin e Manilës të dielën në mëngjes, pasi një veturë është përplasur në hyrje të tij.

Sipas Kryqit të Kuq të Filipineve, viktimat përfshijnë një burrë dhe një vajzë katërvjeçare, raporton AP. 

Disa persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe po trajtohen ndërsa drejtuesi i veturës ndodhet tani në paraburgim.

Në aeroport, dhjetëra personel të urgjencës ishin në vendngjarje të cilët kishin rrethuar një veturë të zezë që u pa e përplasur në mur nga një hyrje.

Aeroporti ka thënë se po koordinohen me autoritetet për të hetuar aksidentin dhe po punojnë për mbledhjen e informacionit.