Botë

Dy të vdekur në një aksident me 50 automjete në Japoni

Japoni

Një aksident i madh që përfshiu të paktën 50 automjete në një autostradë në qendër të Japonisë la dy persona të vdekur dhe 26 të lënduar, njoftoi policia.

Ngjarja u shkaktua nga një përplasje midis dy kamionëve, e cila krijoi efekt zinxhir dhe shkaktoi zjarr në të paktën 10 automjete në autostradën në Minakami, prefektura e Gunmas, sipas policisë lokale.

Një grua 77-vjeçare nga Tokio humbi jetën, ndërsa një trup tjetër u gjet në sediljen e një kamioni të djegur. Pesë persona pësuan lëndime serioze dhe 21 të tjerë lëndime të lehta.

Në kohën e aksidentit, kishte paralajmërim për reshje të dendura bore, dhe policia beson se rrugët e ngrira mund të kenë shkaktuar rrëshqitjen e kamionëve.

Zjarri u shua pas rreth shtatë orësh e gjysmë, sipas policisë.

VIDEO: