Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar të premten në Gjenevë se epidemia e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos po përhapet me shpejtësi, prandaj niveli i rrezikut në shkallë kombëtare është ngritur në “shumë të lartë”.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se vlerësimi i mëparshëm për rrezik të lartë brenda Kongos është rishikuar dhe ngritur më tej. Ndërkohë, rreziku i përhapjes rajonale mbetet i lartë, ndërsa në nivel global vazhdon të konsiderohet i ulët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas të dhënave të konfirmuara, në Republikën Demokratike të Kongos janë regjistruar 82 raste me Ebola dhe shtatë viktima. Tedros paralajmëroi se përmasat reale të epidemisë janë më të mëdha.
“Por ne e dimë se epidemia në RD të Kongos është shumë më e madhe”, ka thënë ai.
Ai shtoi se aktualisht ka afro 750 raste të dyshuara dhe 177 vdekje të dyshuara.
Në Uganda, situata sipas tij mbetet stabile. Janë konfirmuar dy raste te personat që kishin ardhur nga Kongoja dhe është regjistruar një viktimë.
Më herët gjatë së premtes, Kombet e Bashkuara njoftuan se kanë ndarë 60 milionë dollarë nga Fondi Qendror për Reagime Emergjente për të përshpejtuar reagimin në Kongo dhe rajon.
Ndërkohë, SHBA-ja ka paralajmëruar edhe 23 milionë dollarë shtesë ndihmë për të forcuar reagimin ndaj epidemisë në Kongo dhe Ugandë, si dhe financimin e ngritjes së deri në 50 qendra trajtimi për Ebolën në zonat e prekura në të dy vendet.