Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka këmbëngulur se lufta ndaj Iranit duhet të përfundojë përmes dialogut dhe negociatave serioze, por ka sugjeruar që qëndrimi i Izraelit po dëmtonte diplomacinë.
“Qëndrimi i pakompromis, maksimalist dhe radikal i Izraelit nuk duhet të lejohet të sabotojë zgjidhjet diplomatike”, ka thënë Erdogan, një kritik i vazhdueshëm dhe i hapur i Izraelit, në një fjalim televiziv.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Asnjë vend që vlerëson paqen dhe stabilitetin botëror nuk duhet të vazhdojë t’i shtojë benzinë zjarrit që Izraeli ka ndezur padrejtësisht në rajonin tonë”, ka shtuar ai.
Deklarata e tij vjen në kohën kur presidenti amerikan po këmbëngul se SHBA-ja është duke zhvilluar negociata për fundin e armiqësive me Iranin, mirëpo Teherani zyrtar ende nuk e ka pranuar se ka bisedime.