Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Evropa shpejt mund të përballet me anulime fluturimesh nga mungesa e karburantit

aeroplan

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë ka paralajmëruar se Evropa ka rreth gjashtë javë karburant për avionë.

Në një intervistë me Associated Press të botuar sot, drejtori ekzekutiv i IEA-s, Fatih Birol, paralajmëroi se anulimet e fluturimeve mund të fillojnë "së shpejti" nëse furnizimet me naftë mbeten të bllokuara nga lufta me Iranin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Birol tha se Evropa ka "ndoshta 6 javë ose më shumë karburant për avionë", pasi mbyllja efektive e ngushticës së Hormuzit çoi në "krizën më të madhe energjetike me të cilën jemi përballur ndonjëherë".

Ai tha se ndikimi do të jetë në çmime më të larta të karburanteve e çmime të larta të energjisë elektrike, duke shtuar se disa pjesë të botës do të goditen më keq se të tjerat.

"Vija e parë janë vendet aziatike" që mbështeten në energjinë nga Lindja e Mesme, tha ai, duke përmendur Japoninë, Korenë, Indinë, Kinën, Pakistanin dhe Bangladeshin, duke shtuar se më pas do të vijë në Evropë dhe Amerikë.

Dhe nëse ngushtica e Hormuzit nuk rihapet, Birol tha se për Evropën së shpejti do të dëgjohet lajmi se disa nga fluturimet nga qyteti A në qytetin B mund të anulohen si rezultat i mungesës së karburantit për avionët.

SHBA-ja aktualisht po bllokon portet iraniane, ndërsa Teherani ka vendosur mina në rrugën ujore për të kufizuar trafikun përmes ngushticës.