Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Finlanda planifikon t’i rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 3,2% deri më 2030

Finlanda

Foto: Associated Press

Finlanda do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 3.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2030, ka bërë të ditur qeveria, ndërsa hartoi buxhetin për katër vjetët e ardhshëm dhe vendosi të shkurtojë shpenzime të tjera. 

Ekonomia e Finlandës ka qenë në vështirësi që kur Rusia fqinje nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022, duke e shtyrë Helsinkin zyrtar të bashkohet me aleancën ushtarake NATO në vitin 2023 dhe të rrisë shpenzimet e mbrojtjes, të cilat ishin 2.5% e PBB-së në vitin 2025.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një rritje në 3.2% të shpenzimeve për mbrojtje deri në vitin 2030 do ta afronte Finlandën me objektivin e NATO-s prej 3.5% deri në vitin 2035.

Kryeministri, Petteri Orpo ka thënë të mërkurën vonë se qeveria do t’i drejtojë këto fonde shtesë në periudhën afatshkurtër për rekrutimin ushtarak, kurse rifreskuese për rezervistët, mbrojtjen nga dronët dhe prodhimin e eksplozivëve.

Koalicioni i djathtë i Orpos ka njoftuar shkurtime të mëtejshme të shpenzimeve, përfshirë në shëndetësi dhe shërbime sociale, përveç masave të mëparshme të kursimit, me të cilat ka tentuar por nuk ka arritur të ulë nivelin e borxhit publik që pritet të kalojë 90% të PBB-së në vitin 2026.

Finlanda kishte një deficit buxhetor të barabartë me 4.4% të PBB-së në vitin 2024 dhe 4.3% në 2025, gjë që bëri që Bashkimi Evropian të nisë procedura disiplinore ndaj saj për tejkalim të deficitit të lejuar.

BE-ja i ka dhënë Helsinkit afat deri në vitin 2028 për ta ulur deficitin brenda kufirit prej 3% të PBB-së.