Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Finlanda raporton shkelje të dyshuara territoriale nga dronë

Drone

Foto: Associated Press

Ministria e mbrojtjes e Finlandës ka raportuar të dielën një shkelje të dyshuar territoriale nga mjete ajrore pa pilot në juglindje të vendit.

Vendet fqinje, Estonia, Letonia dhe Lituania, kanë thënë më herët këtë javë se disa dronë ukrainas ishin rrëzuar në territorin e tyre pasi kishin humbur rrugën gjatë sulmeve ndaj objekteve ruse të eksportit të naftës në bregdetin e Detit Baltik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ukraina ka shtuar sulmet me dronë ndaj rafinerive ruse të naftës dhe rrugëve të eksportit gjatë javëve të fundit në një përpjekje për të dobësuar ekonominë e luftës së Rusisë dhe ndërsa bisedimet e paqes, të ndërmjetësuara nga Uashingtoni, kanë ngecur.

Nuk është ende e qartë se nga vinin dronët e zbuluar në Finlandë.

"Dronët kanë humbur rrugën në territorin finlandez. Po e trajtojmë çështjen shumë seriozisht”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes, Antti Hakkanen, në një postim në mediat sociale, duke shtuar se një hetim është duke vazhduar.

Të dielën në mëngjes, disa objekte të vogla, që lëviznin ngadalë, që fluturonin në lartësi të ulët, u zbuluan mbi një zonë detare dhe në Finlandën juglindore, ka shtuar ministria në një deklaratë.

Një dron kishte rënë në tokë në veri të qytetit të Kouvolës dhe një tjetër në lindje të Kouvolës, sipas ministrisë.