Kandidati për president të Kolumbisë, Abelardo de la Espriella, po e zhvillon fushatën zgjedhore nën masa të rrepta sigurie, mes frikës për atentate dhe pas kërcënimeve ndaj figurave politike në Kolumbi.
Sipas mediave kolumbiane, De la Espriella po shoqërohet nga dhjetëra truproja gjatë tubimeve elektorale, ndërsa në disa paraqitje publike është parë edhe me jelek antiplumb dhe podium të mbrojtur me xham të blinduar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMasat e shtuara të sigurisë vijnë pasi ekipi i tij elektoral raportoi për kërcënime të dyshuara nga grupi gueril ELN ndaj De la Espriellas dhe partisë së tij “Defensores de la Patria”. Sipas raportimeve, kërcënimet përfshinin disa qytete të mëdha të Kolumbisë, përfshirë Bogotan, Medellinin dhe Calin.
VIDEO:
Atmosfera politike në Kolumbi është tensionuar edhe më shumë pas vrasjes së Rogers Devias, ish-kryebashkiak dhe koordinator lokal i fushatës së De la Espriellas, i cili u vra para pak ditëve në rajonin e Meta. Autoritetet po hetojnë rastin, ndërsa partitë politike kanë kërkuar garanci më të mëdha sigurie për kandidatët presidencialë.
De la Espriella, i njohur për retorikën e ashpër kundër grupeve të armatosura dhe krimit të organizuar, e ka fokusuar fushatën në çështjet e sigurisë, duke premtuar masa të forta ushtarake dhe rikthim të politikave agresive kundër narkotrafikut.
Zgjedhjet presidenciale në Kolumbi do të mbahen më 31 maj, ndërsa raundi i dytë është paraparë për 21 qershor, nëse asnjë kandidat nuk siguron mbi 50 për qind të votave në raundin e parë.
Sondazhet e fundit tregojnë një garë të fortë mes kandidatit të majtë Ivan Cepeda dhe kandidatit të djathtë De la Espriella.
Sipas një sondazhi të publikuar nga Reuters dhe Invamer, Cepeda prin me rreth 44.3 për qind të mbështetjes, ndërsa De la Espriella renditet i dyti me rreth 21.5 për qind. Kandidatja konservatore Paloma Valencia ka rreth 19.8 për qind. Megjithatë, në sondazhet e mediave lokale, De la Espriella e ka ngushtuar diferencën me vendin e parë.