Udhëheqësit e G7-s, që përbëhet nga shtetet më demokratike, përsëritën të shtunën një zotim për të vazhduar vendosjen e kostove të rënda ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, përmes sanksioneve, kontrolleve të eksporteve dhe masave të tjera, dhe u zotuan të mbështesin Kievin për aq kohë sa të duhet.
“Rusia mbetet pengesa e vetme për paqen e drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të publikuar të shtunën, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoItalia mban presidencën e radhës në vitin 2024 të G7-s, e cila përfshin gjithashtu Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Japoninë, Francën, Gjermaninë dhe Britaninë.
“G7 konfirmon angazhimin e saj për të imponuar kosto të rënda ndaj Rusisë përmes sanksioneve, kontrolleve të eksportit dhe masave të tjera efektive. Ne qëndrojmë të bashkuar me Ukrainën” thuhet më tej në deklaratë.