Botë

Garda Kombëtare pritet të mbërrijë në Los Angeles brenda 24 orësh

Los Angeles

Foto: Associated Press

Donald Trump ka vendosur Gardën Kombëtare në Los Angeles pas përleshjeve për bastisjet ndaj migrantëve pa dokumente.

Kryebashkiakja e Los Angelesit, Karen Bass, ka thënë se forca ende nuk ka mbërritur në qytet, por një zyrtar federal ka thënë se trupat do të mbërrijnë brenda 24 orëve, raporton BBC.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, e ka quajtur veprimin e Trumpit "qëllimisht nxitës" duke paralajmëruar se ai "vetëm do të përshkallëzojë tensionet".

Në një lagje kryesisht latino-amerikane të Los Angelesit, banorët u përleshën vazhdimisht me agjentët federalë të Imigracionit dhe Doganave (ICE).

Në një postim në Truth Social, Trumpi ka thënë se "Këto protesta të së majtës radikale, nga nxitës dhe shpesh shkaktarë problemesh të paguar, nuk do të tolerohen".

Lexo përditësimet tjera
Protesta ne LA

Trumpi dërgon Gardën Kombëtare në Los Angeles pas përleshjeve të dhunshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur t’i dërgojë 2000 ushtarë të Gardës Kombëtare në Los...