Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjashtë të vrarë e dhjetëra të plagosur në Ukrainë

ukr

Foto: EPA

Pesë persona u vranë dhe 19 të tjerë u plagosën nga një sulm me dron rus në një treg në qytetin ukrainas të Nikopolit, në vijën e frontit, të shtunën në mëngjes, tha zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës.

Kurse, në Kharkiv po ashtu një grua u vra dhe disa persona të tjerë u plagosën rëndë nga sulmet ruse, të cilat kryebashkiaku i përshkroi si "një nga më të mëdhatë" në qytet deri më tani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmet masive gjatë ditës, të cilat dikur ishin të rralla, janë shtuar, shkruan BBC. 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Moskën se ka zgjedhur "përshkallëzimin e Pashkëve" në vend të një armëpushimi të Pashkëve, pasi Rusia kreu një tjetër sulm vdekjeprurës në shkallë të gjerë me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës.

Kjo po ndodh ndërsa përpjekjet për t'i dhënë fund luftës, të udhëhequra nga SHBA-në, kanë ngecur që kur presidenti amerikan Donald Trump dhe ekipi i tij e zhvendosën fokusin në konfliktin në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, Zelensky u pajtua me një vlerësim të inteligjencës britanike se situata në vijën e frontit në lindje ishte "më e favorshmja" për Ukrainën në 10 muaj, pasi përparimi i trupave ruse duket se është ngadalësuar. Por nuk ka pasur asnjë ndalim në sulmet ajrore.

Zelensky i përshkroi sulmet si përgjigjen e Rusisë ndaj propozimit të tij për një armëpushim të përkohshëm për festën e Pashkëve ortodokse fundjavën e ardhshme.  

"Rusët vetëm sa i kanë intensifikuar sulmet e tyre, duke e shndërruar atë që duhej të kishte qenë heshtje në qiell në një përshkallëzim të Pashkëve", shkroi ai në X.