Polica gjermane ka arrestuar një terrorist të dyshuar të ISIS-it ndërsa ai po përpiqej që të bëhej pjesë e stafit të kampionatit evropian të futbollit “Euro 2024”.
Hetuesit e antiterrorit kapën Soufian T, 23 vjeç, i cili thuhet se kishte aplikuar për të marrë një leje si roje sigurie për "ngjarje anësore" jashtë stadiumit të futbollit, raporton The Sun.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKur autoritetet kontrolluan kërkesën e tij për t'u bërë anëtar i stafit, ata zbuluan se sigurimi i shtetit gjerman e kishte konsideruar Soufianin një islamist.
Policët e departamentit të policisë së Këlnit, së bashku me hetuesit e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Bonit dhe policisë federale, arrestuan shtetasin gjermano-maroken-polak me nënën dhe motrën e tij në aeroportin Këln-Bon.
Po ashtu janë sekuestruar një numër celularësh dhe para në vlerë prej 2,500 eurosh.
Kampionati nis në Gjermani më 14 qershor.
Zyrtarët e sigurimit të shtetit zbuluan gjithashtu se ai kishte aplikuar për dy akreditime në Rhineland-Pfalz për ngjarjet e mëdha Rock am Ring dhe 24 Hour Nürburgring.
Hetimet e mëtejshme nga policia federale zbuluan se terroristi i dyshuar kishte rezervuar një biletë vajtje-ardhje për një udhëtim nga Gjermania në Stamboll në maj, duke nxitur edhe më tej dyshimet e tyre.
Pas arrestimit, banesa e Soufian T u kontrollua dhe u konfiskuan telefona të tjerë celularë, pajisje për ruajtjen e të dhënave dhe kompjuterë.