Gjermania ka tërhequr programin për përshpejtimin e marrjes së shtetësisë gjermane, duke reflektuar një ndryshim në qëndrimin ndaj migrimit në vend.
Kancelari Friedrich Merz dhe partia e tij kishin premtuar gjatë fushatës elektorale se do ta anulonin legjislacionin, i cili u mundësonte personave të konsideruar si "të integruar në mënyrë të jashtëzakonshme" të merrnin shtetësinë brenda tre vjetëve – në vend të pesë që kërkoheshin zakonisht.
“Shtetësia gjermane duhet të jetë si shpërblim për një proces të suksesshëm integrimi, jo një nxitje për emigracion ilegal”, ka thënë ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt.
Pjesa tjetër e ligjit për shtetësinë, një prej arritjeve kryesore të qeverisë së mëparshme të Olaf Scholzit, do të mbetet në fuqi. Aty përfshihet lejimi i shtetësisë së dyfishtë dhe shkurtimin e afatit të përgjithshëm të pritjes nga tetë në pesë vjet – ndonëse këto ndryshime ishin kundërshtuar ashpër nga konservatorët në kohën kur u miratuan.