Franca dhe Spanja kanë pranuar më shumë kërkesa për azil në gjysmën e parë të vitit 2025 sesa Gjermania, e cila ka prirë deri më tani në Evropë.
Kërkesa më shumë ka pasur nga Venezuela dhe më pak nga Siria që njihet si vendi me më shumë azilkërkues në vendet evropiane, raportoi “Euronews”.
Të dhënat e reja të publikuara të hënën nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Azilin tregojnë tashmë se Gjermania nuk është më vendi ku kërkohet më së shumti që të aplikohet për azil në BE. Deri në fund të qershorit të këtij viti, Franca ka pasur rreth 78 mijë kërkesa, ndërsa Spanja 77 mijë. Teksa kërkesat për azil në Gjermani – destinacioni kryesor për azilkërkuesit në vitet e fundit - arritën në 70,000 mijë.
Deri në fund të qershorit të vitit 2025, vendet e BE-së, përfshirë Norvegjinë dhe Zvicrën, morën 399 mijë kërkesa për azil, një rënie prej 23% krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2024.
Pati një rënie të ndjeshme në aplikimet e paraqitura nga qytetarët sirianë, me rreth 25 mijë më pak se gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar, për shkak të rënies së regjimit të Asadit në Siri dhjetorin e kaluar.
Aplikimet në Gjermani, Itali dhe Spanjë ranë krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2024, përkatësisht me 43%, 25% dhe 13%, ndërsa ato ishin pak a shumë të qëndrueshme në Francë, e cila tani është vendi i BE-së me shumicën e kërkesave për azil.
Venezuela është tani vendi kryesor i origjinës së azilkërkuesve. Venezuelianët kërkuan azil në një numër të konsiderueshëm në vitin 2025: rreth 49,000 kërkesa, pothuajse një e treta më shumë se një vit më parë.