Gjermania po kërkon që Rusia t'i përgjigjet ofertës për armëpushim në Ukrainë, deri në fund të ditës, ose do të përballet me sanksione
Agjencia franceze e lajmeve AFP ka raportuar se Gjermania ka paralajmëruar se “ora po ecën” që Rusia të pajtohet deri në fund të së hënës për një armëpushim të pakushtëzuar 30-ditor në Ukrainë ose do të përballet me sanksione të reja të mundshme.
Nëse Moska nuk e pranon kërkesën, "përgatitjet do të vihen në lëvizje" për sanksione të reja, ka thënë zëdhënësi i qeverisë Stefan Kornelius, pasi udhëheqësit evropianë kërkuan gjatë një vizite në fundjavë në Kiev që Rusia të pajtohet me armëpushimin.