Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Malisheva kthehet te fitorja dhe thellon krizën e Llapit

Kf Malisheva

Malisheva ka qenë bindëse përballë skuadrës së Llapit në ndeshjen e xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Malisheva mposhti Llapin me rezultat 2:0 të dielën në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për Malishevën ishte fitorja e parë pas dy humbjeve rresht në elitën e futbollit kosovar.

Me fitore, Malisheva është ngritur në vendin e katërt me 40 pikë, kurse Llapi mbetet në vendin e tetë me 29 pikë.

Malisheva në minutën e 52-të realizoi golin e epërsisë 1:0 me gol të Donart Vitijës, kurse për 2:0 shënoi Mevlan Zeka në minutën e 69-të.