Izraeli është duke vazhduar sulmet mbi Iranin, disa orë pasi ia vrau disa prej komandantëve kryesorë dhe shkencëtarëve nuklearë në sulmin e madh gjatë natës.
Por çka dihet deri tash? Pikat kryesore:
Izraeli pretendon se Irani ka ndërmarrë hapa për të armatosur programin e vet bërthamor – Irani e mohon.
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei është zotuar për “hakmarrje të pamëshirshme” për sulmin. Irani ka lëshuar rreth 100 dronë në drejtim të Izraelit në mëngjes, sipas Ushtrisë së Izraelit. Ajo ka thënë se shumica e tyre janë ndalur.
Brenda Iranit, mediat kanë raportuar se civilë, përfshirë fëmijë, janë në mesin e të vdekurve nga sulmet e Izraelit – kjo nuk është verifikuar nga mediat ndërkombëtare.
Komandantët kryesorë iranianë janë vrarë, përfshirë shefin e shtabit të forcave të armatosura.
Shumë liderë botërorë kanë bërë thirrje për përmbajtje. Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar Iranit “të arrijë marrëveshje” për programin bërthamor “para se të mos i mbetet gjë”.
