Botë

Gjykata gjermane dënon me burgim burrin që drogoi, dhunoi dhe filmoi gruan e tij

Gjykata gjermane dënon me burgim burrin që drogoi, dhunoi dhe filmoi gruan e tij

Një gjykatë në qytetin gjerman të Aachenit ka dënuar një burrë me tetë vjet e gjysmë burg për drogim dhe dhunim të përsëritur të gruas së tij, filmim të akteve dhe më pas postim të tyre në internet.

Burri, i identifikuar vetëm si Fernando P në përputhje me ligjet gjermane të privatësisë, u shpall fajtor për veprën penale të dhunimit, lëndim të rëndë trupor dhe shkelje të privatësisë.

Sipas gjykatës, 61-vjeçari, i cili është me origjinë nga Spanja, kishte droguar dhe dhunuar gruan e tij në shtëpinë e tyre për një periudhë disavjeçare nga viti 2018 deri në vitin 2024.

Zëdhënësja e gjykatës, Katharina Effert, tha se burri gjithashtu filmoi abuzimin dhe e shpërndau atë në platforma të ndryshme në internet.