Botë

Grabitje në një muze tjetër në Francë

monedha

Rreth 2,000 monedha ari dhe argjendi me vlerë rreth 90,000 euro janë vjedhur në një muze tjetër francez, vetëm disa orë pas vjedhjes së madhe në Luvër në Paris.

Ngjarja ndodhi në një muze të dedikuar për filozofin francez, Denis Diderot, në Landres të dielën, raportoi BBC. 

Kur muzeu “Maison des Lumieres” u hap të martën punëtorët vërejtën një arkë të thyer dhe ngritën alarmin.

Kjo është vjedhja e fundit e një serie grabitjesh në institucione kulturore në Francë.

Banda prej katër personash brenda më pak se 10 minutash të dielën e kaluar në mëngjes, kishin hyrë me forcë në një nga muzetë më të famshëm në botë, Luvër.  Ata kanë marrë me vete tetë bizhuteri të çmuara, përfshirë një gjerdan diamanti dhe smeraldi që Perandori Napoleon ia kishte dhënë gruas së tij - që vlerësohen rreth 90 milionë euro.