Botë

Hamasi liron pengun izraelito-amerikan, Edan Alexander

Edan Alexander

Foto: EPA

Pengu izraelito-amerikan, Edan Alexander, i është dorëzuar të hënën Kryqit të Kuq në Gaza.

Edani, 21 vjeç, po shërbente në një njësi elitare të këmbësorisë në kufirin me Gazën kur ishte kapur gjatë sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi, në jug të Izraelit.

Nga 251 pengje, 59 mbeten në Gaza, 24 prej të cilëve besohet se janë gjallë, raporton BBC.
Izraeli thotë se do të ketë "një korridor të sigurt" në Gaza për pranimin e Aleksandrit, por nuk është angazhuar për një armëpushim.

Vizita e presidentit amerikan, Donald Trump, në Lindjen e Mesme fillon të martën, teksa ai e ka quajtur lirimin e Aleksandrit "lajm i madh"

Një zyrtar i lartë palestinez i thotë BBC-së se njoftimi i Hamasit shihet si një gjest i vullnetit të mirë përpara mbërritjes së Trumpit.