Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat al-Qassam, ka marrë të martën përgjegjësinë për sulmin me armë që ka lënë gjashtë të vdekur në periferi të Jerusalemit të hënën.
Viktimat e sulmit të djeshëm përfshinin një ish-kardiolog 79-vjeçar, një rabin 43-vjeçar dhe një 25-vjeçar që kishte emigruar së fundmi nga Spanja, raporton The Guardian.
Njëzet e gjashtë persona të tjerë kanë pësuar lëndime, përfshirë gjashtë që mbetën në gjendje të rëndë me plagë nga armë zjarri.
"Brigadat Al-Qassam njoftojnë përgjegjësinë e tyre për sulmin me armë që ndodhi dje (të hënën) në mëngjes ... pranë kryqëzimit të vendbanimeve Ramot, i cili shtrihet në tokat e Jerusalemit tonë të dashur”, thuhet në deklaratën e Brigadat al-Qassam.