Botë

Hamasi njofton kthimin e trupit të një ushtari izraelit të mbajtur që nga viti 2014

Hamas

Foto: Associated Press

Hamasi ka njoftuar se do të dorëzojë të dielën pasdite trupin e një ushtari izraelit i cili është vrarë në vitin 2014 dhe që mbahet në Gazë që atëherë. 

Kthimi i ushtarit, Hadar Goldin, do të ishte një zhvillim i rëndësishëm në armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe do të mbyllte një sagë të dhimbshme 11-vjeçare për prindërit e tij, të cilët kryesuan një fushatë, së bashku me familjen e një ushtari tjetër, trupi i të cilit u mor në vitin 2014, për të sjellë djalin e tyre në shtëpi për varrim, raporton AP.\

Sipas njoftimit, Hamasi ka thënë se ka gjetur trupin e Goldin në një tunel në qytetin më jugor të enklavës, Rafah, të shtunën. 

Goldin është vrarë më 1 gusht 2014, dy orë pasi një armëpushim hyri në fuqi duke i dhënë fund luftës së atij viti midis Izraelit dhe Hamasit.

Mediat izraelite, duke cituar zyrtarë anonimë, kanë raportuar se Hamasi po vononte lirimin e trupit të Goldin me shpresën e negociimit të kalimit të sigurt për më shumë se 100 militantë të rrethuar nga forcat izraelite dhe të bllokuar në qytetin më jugor të enklavës, Rafah.