Një zëdhënës i rebelëve Houthi të Jemenit ka thënë të dielën se grupi kishte lëshuar një raketë balistike hipersonike në aeroportin Ben Gurion të Izraelit.
Raketa e lëshuar nga rebelët e mbështetur nga Irani të dielën ndaloi për pak kohë fluturimet dhe trafikun e udhëtarëve në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Izraelit pasi goditja përvëq që shkaktoi zjarr, ka shkaktuar edhe panik midis pasagjerëve.
Zëdhënësi ushtarak i Houthi, Brig. Gjenerali Yahya Saree foli për sulmin në një videodeklaratë.
"Në mbështetje të popullit palestinez dhe luftëtarëve të tij dhe për të kundërshtuar gjenocidin e kryer nga armiku sionist kundër vëllezërve tanë në Gaza, forcat raketore të forcave të armatosura jemenase kryen një operacion cilësor ushtarak duke synuar aeroportin Ben Gurion në zonën e pushtuar të Jaffës.
Kjo u arrit duke përdorur një raketë balistike hipersonike dhe falë Zotit e ka goditur me sukses objektivin e saj", ka deklaruar Saree.
Rebelët Houthi kanë goditur Izraelin gjatë gjithë luftës në Gaza në solidaritet me palestinezët.
Sulmi në Aeroportin Ndërkombëtar Ben-Gurion erdhi disa orë përpara se ministrat e lartë të kabinetit izraelit të votonin nëse do të intensifikoheshin operacionet ushtarake të vendit në Rripin e Gazës.
Ushtria ndërkohë ka nisur të thërrasë mijëra rezerva në pritje të një operacioni më të gjerë në Gaza, kanë thënë zyrtarët.
Lëshimi i raketës të dielën ndezi sirenat e sulmit ajror në disa pjesë të Izraelit.
Rebelët Houthi kanë qëlluar kundër Izraelit që nga shpërthimi i luftës me Gazën më 7 tetor 2023 dhe raketat kryesisht janë kapur, megjithëse disa kanë depërtuar në sistemet e mbrojtjes raketore të Izraelit, duke shkaktuar dëme.
Izraeli u është kundërpërgjigjur rebelëve në Jemen teksa SHBA-ja, aleati kryesor i Izraelit, gjithashtu e ka nisur një fushatë sulmesh në mars kundër tyre.