Botë

Hungaria mund të jetë organizatore e takimit Trump – Putin – Zelensky

Trump-Zelenskyy

Shtëpia e Bardhë është duke planifikuar për një takim të mundshëm trepalësh mes presidentëve të SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës në kryeqendrën e Hungarisë, Budapest, raporton “Politico”. 

Donald Trump të hënën ka njoftuar për dakordim për një takim trepalësh mes tij, presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. 

Shërbimi Sekret i SHBA-së po bën përgatitjet që takimi të organizohet në Hungarinë e drejtuar nga kryeministri Viktor Orban, që është i afërt me presidentin amerikan Trump. 

Derisa Shtëpia e Bardhë nuk e ka konfirmuar këtë, burime raportojnë se Budapesti është zgjedhje e parë.

Putini i ka thënë Trumpit se e preferon Moskën dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kërkuar që Gjeneva të jetë nikoqire dhe të marrë pjesë në takim edhe Evropa. Zvicra kishte premtuar “imunitet” për Putinin, ndonëse ndaj presidentit rus ka urdhërarrest ndërkombëtar mbi pretendimet për krime lufte.