Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

I zuri rëra në plazhin danez, vdiqën dy djem nga Gjermania

I zuri rëra në plazhin danez, vdiqën dy djem nga Gjermania

Foto: Associated Press

Dy djem nga Gjermania kanë vdekur pasi janë zënë nën rërë në veriperëndim të Danimarkës.

Djemtë – 9 dhe 12 vjeç – ishin në pushime me familjen kur u zunë nën dunën e rërës ku ishin duke gropuar, raportoi AP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia ka sqaruar se djemtë po groponin në rërën në një plazh të shtunën kur ajo u shemb dhe i zuri përfundi.

Ata u nxorën nga ekipet e shpëtimit pas 40 minutash dhe u dërguan me helikopter në gjendje të rëndë në spitalin në Aarhus, qyteti i dytë më i madh i Danimarkës. Por, nuk arritën të mbijetonin.

Policia e ka quajtur rastin “aksident tragjik”.