Botë

India ndalon importet nga Pakistani pas tensioneve

kufiri indi - pakistan

Foto: Associated Press

India ka njoftuar se ka ndaluar importimin e produkteve me origjinë nga Pakistani apo që përdorin rrugë transite përmes Pakistanit, derisa tensionet diplomatike në mes dy vendeve me fuqi bërthamore u rritën si pasojë e një sulmi në rajonin e kontestuar të Kashmirit, ka raportuar “Reuters”.

Drejtoria e Përgjithshme e Tregtisë së Jashtme e Indisë përmes një njoftimi ka thënë se ndalimi do të hyjë në fuqi menjëherë. 

“Ky ndalim është vendosur në interes të sigurisë kombëtare dhe politikës publike”, shkruhej në njoftim.

Disa militantë të dyshuar kanë vrarë të paktën 26 turistë në një sulm javën e kaluar në një destinacion turistik në zonën Pahalgam të luginës së Kashmirit. 

Rajoni i Himalayeve me shumicë myslimane pretendohet edhe nga India edhe nga Pakistani, dhe ka qenë fushëbetejë e disa luftërave, rebelimeve dhe përplasjeve diplomatike. 

India ka akuzuar Pakistanin për përfshirje në sulm, të cilën Islamabadi e mohon. Pakistani ka njoftuar e ka “inteligjencë të besueshme” se India synon të filloj një sulm ushtarak. 

Pakistani po ashtu ka njoftuar masa hakmarrëse që kanë përfshirë ndalimin e të gjithë tregtisë kufitare, duke mbyllur hapësirën e saj ajrore për aeroplanët indianë dhe i ka dëbuar diplomatët indianë. 

Po ashtu ka paralajmëruar se çdo tentativë për të ndaluar rrjedhjen e lumit e cila garantohet përmes një traktati disa dekadash në mes dy vendeve do të konsiderohej si akt lufte. 

Tregtia në mes dy vendeve ka rënë gjatë viteve të fundit.