Një influencuese meksikane e re, e njohur në rrjetet sociale për videot e saj rreth bukurisë dhe makijazhit, është qëlluar për vdekje derisa ishte në transmetim direkt në TikTok.
Vdekja e 23-vjeçares Valeria Marquez po hetohet si femicid – vrasja e vajzave dhe grave për shkaqe gjinore – ka thënë zyra e prokurorit, raportoi Reuters.
Femicidi përfshin dhunën, abuzimin seksual, marrëdhënien me një vrasës, ose kur trupi i viktimës ekspozohet në hapësirë publike, sipas autoriteteve meksikane.
Marquez u vra të martën në një sallon bukurie ku punonte nga një burrë që u fut brenda dhe e qëlloi.
Meksiko bashkë me Paraguain, Uruguai dhe Bolivia javë shtetet me shkallën më të lartë të femicidit në Amerikën Latine.