Inteligjenca lituane ka njoftuar se Rusia është duke i zgjeruar njësitet e saj ushtarake në kufirin me NATO-n.
Në raportin vjetor për kërcënimet e sigurisë, Inteligjenca e Lituanisë ka specifikuar se Rusia mund t’i përdorë ato si qendra në një konflikt potencial me NATO-n, pas luftës në Ukrainë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaporti specifikon gjithashtu që në rast se Rusisë i hiqen sanksionet, atëherë ajo mundet që brenda gjashtë vjetësh të jetë e gatshme për konflikt ushtarak në shkallë të gjerë me Aleancën Veriatlantike.
Publikimi i raportit është bërë një ditë pasi Finlanda anëtare e NATO-s ka njoftuar se planifikon ta shfuqizojë ndalesën e kahershme për të pranuar në territorin e saj armë bërthamore.
Veprimi, që mund ta hapë mundësinë për vendosjen e këtyre armëve në Finlandë për kohë luftërash, ka nxitur menjëherë reagimin e Rusisë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka kërcënuar se, në këtë opsion, Rusia do t’i kundërpërgjigjej Finlandës, duke paralajmëruar se veprimi do të rezultonte me përshkallëzim të tensioneve në kontinentin evropian.