Udhëheqësi suprem i Iranit ka deklaruar se vendi do ta çojë menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit në “një fazë të re”, është thënë në një mesazh të transmetuar nga mediat shtetërore.
Kjo deklaratë që është e para nga Mojtaba Khamenei që nga shpallja e armëpushimit dyjavor thekson se Irani mbetet i vendosur “të marrë hak” për vrasjen e të atit në ditën e parë të luftës, si dhe për të gjithë ata që humbën jetën gjatë konfliktit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shtuar se Teherani do të kërkojë kompensim të plotë për dëmet e shkaktuara, përfshirë dëmshpërblimin për familjet e viktimave dhe të plagosurve, raportoi “The Guardian” të enjten.
“Ne do të kërkojmë kompensim për çdo dëm të shkaktuar, si dhe çmimin e gjakut për martirët dhe kompensimin për të plagosurit e kësaj lufte,” thuhet në deklaratë.
Paralajmërimi për “fazën e re” në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit – një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës – nuk u shoqërua me detaje të mëtejshme.
Udhëheqësi iranian u bëri thirrje mbështetësve të regjimit të dalin në protesta publike, duke theksuar se “zërat e ngritur në sheshet publike ndikojnë në rezultatin e negociatave”.
Ai gjithashtu ka theksuar se Irani nuk kërkon luftë, por nuk do të heqë dorë nga të drejtat e tij dhe i konsideron të gjitha frontet e rezistencës si një entitet të vetëm.