Botë

Irani me kamera monitoron gratë që nuk mbajnë shami

Deklarata e policisë e ka cilësuar shaminë si një prej “vlerave më civilizuese në shtetin e Iranit” dhe u ka bërë thirrje bizneseve që të respektojnë këtë ligj nëpërmjet “inspektimeve të rrepta”. Mijëra protestues në Iran janë arrestuar dhe katër janë ekzekutuar që prej muajit dhjetor. Mirëpo iranianët konservatorë vazhdojnë të insistojnë se duhet të bërë edhe më shumë për të vazhduar me respektimin e ligjit të shamisë.

Autoritetet iraniane kanë nisur vendosjen e kamerave nëpër hapësirat publike për të identifikuar gratë që nuk mbajnë shami, ka njoftuar policia.

Gratë e identifikuara nga këto kamera do të pranojnë mesazhin kërcënues për pasojat që do të kenë për mosmbulimin e flokëve me hixhab.

Policia iraniane ka thënë se me kamera do të pamundësohet rezistenca kundër ligjit për shami.

Gjatë vitit të kaluar shpërthyen protestat në Iran shkaku i vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurdë që ishte arrestuar nën dyshimet se kishte shkelur ligjin për mbajtjen e shamisë. Që prej vdekjes së saj, qindra gra iraniane kanë hequr shamitë, sidomos në qytetet e mëdha, ani pse përballeshin me arrest.

Grave ligjërisht u është kërkuar që të mbulojnë flokët me shami qëkur Revolucioni Islamik i vitit 1979 vendosi interpretimin e ligjeve të fesë. Gratë që shkelin këtë ligj përballen me gjoba ose arrestime.

Deklarata e policisë e ka cilësuar shaminë si një prej “vlerave më civilizuese në shtetin e Iranit” dhe u ka bërë thirrje bizneseve që të respektojnë këtë ligj nëpërmjet “inspektimeve të rrepta”.

Sulmet publike ndaj grave që nuk mbajnë shami nuk janë të pazakonta në Iran.

Gjatë javës së kaluar, një burrë ka hedhur jogurt në drejtim të dy grave të pambuluara. Të dyja gratë më vonë janë arrestuar për shkelje të ligjit të shamisë. Edhe burri që i ka sulmuar është arrestuar.

Mijëra protestues në Iran janë arrestuar dhe katër janë ekzekutuar që prej muajit dhjetor. Mirëpo, iranianët konservatorë vazhdojnë të insistojnë se duhet bërë edhe më shumë për të vazhduar me respektimin e ligjit të shamisë.

Të shtunën e kaluar, presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka përsëritur se gratë duhet të mbajnë shami për hir të fesë.

Ndërkaq, kryetari i Supremes në Iran, Gholagholamhossein Mohseni-Ejei ka thënë se shtypja mund të mos jetë mënyra më e mirë për të inkurajuar gratë që të respektojnë ligjet.

“Problemet kulturore duhet të zgjidhen me mjete kulturore... Nëse dëshiron të zgjidhësh problemet me arrestime dhe burgosje, çmimi do të rritet dhe nuk do të kemi efektin e dëshiruar”, ka thënë ai.

Autoritetet në Iran e kanë bërë të qartë vendosmërinë e tyre për të zbatuar hixhabin e detyrueshëm për gratë. Ligji vjen pas muajsh protestash që kërkonin fundin e kufizimit.

Por disa gra vazhdojnë të sfidojnë rregullat për mbajtjen e shamisë në publik. Videot dhe fotot e postuara në internet tregojnë se rritja e zhgënjimit dhe zemërimit me kufizimet është ende forcë e madhe në shoqërinë iraniane.

Me mijëra janë arrestuar dhe katër protestues janë ekzekutuar që nga dhjetori. Por autoritetet nuk treguar asnjë shenjë dorëzimi.

Përktheu: Gent Mehmeti