Një zyrtar i lartë iranian ka paralajmëruar SHBA-në që të mos përfshihet në një "moçal pa fund", raporton “BBC”.
Kryeparlamentari i Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, që është edhe kryenegociator, në një postim në “X” ka shkruar se “strategjitë e gabuara dhe vendimet impulsive do të rikthejnë gjithë tabelën për të keq”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se këto vendime mund të “shpërthejnë infrastruktura energjetike dhe tregjet” dhe të krijojnë “një moçal të pafund ku je i ngujuar me vite”.
“Do të shihni një Iran tjetër”, ta ai.
Ky reagim vjen pas paralajmërimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që ta godasë Iranin “shumë fort sonte” dhe ta marrë nën kontroll Ishullin Kharg.