Irani ka të drejtë të hakmerret ndaj Izraelit, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme, duke e akuzuar Washingtonin se e ka ndihmuar në sulmin e së premtes.
Irani “nuk do të hezitojë ta mbrojë vendin”, thuhet në deklaratë.
Ministria ka deklaruar se sulmet e Izraelit nuk do të mund të bëheshin pa ndihmën e SHBA-së, e cila shtoi se është përgjegjëse për pasojat nga veprimet e Izraelit.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se ka qenë në dijeni paraprakisht për sulmin, por ka mohuar se SHBA-ja ka pasur rol në të.
Ushtria izraelite ka thënë se Irani ka nisur rreth 100 dronë drejt territorit të saj, por se po punon që t’i ndalojë.
