Ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka thënë në një deklaratë se Teherani do të pushojë kundërsulmet dhe do të sigurojë kalim të sigurt përmes rrugës ujore në Ngushticën e Hormuzit, nëse ndalojnë sulmet kundër tij.
Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare i Iranit e përshkroi marrëveshjen si një fitore ndaj SHBA-së, duke pretenduar se Trumpi kishte pranuar kushtet e Iranit për t'i dhënë fund armiqësive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, Trumpi i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve AFP se ishte një "fitore totale dhe e plotë".
"Fitore totale dhe e plotë. 100 përqind. Pa dyshim”, ka thënë Trumpi kur është pyetur nëse po pretendonte fitoren me armëpushimin.
Lufta e cila të shtunën ka hyrë në javën e gjashtë ka marrë më shumë se 5,000 jetë njerëzish në disa vende të Lindjes së Mesme, përfshirë më shumë se 1,600 civilë në Iran, sipas të dhënave nga burime qeveritare dhe grupe të të drejtave të njeriut.
Një burim i informuar mbi bisedimet ka shprehur kujdes në lidhje me mbajtjen e armëpushimit dyjavor, duke thënë se pala amerikane besonte se Irani po përpiqej të fitonte kohë.