Një grua po hetohet për veprën penale “prezantim i rremë”, pas një rasti të evidentuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 11 mars rreth orës 15:30, derisa e dyshuara ishte në proces të udhëtimit nga Prishtina për në Dyseldorf.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë kontrollit dhe prezantimit të dokumenteve, ajo dyshohet se ka paraqitur një pasaportë diplomatike, një letërnjoftim dhe një distinktiv, të cilat autoritetet i kanë sekuestruar si prova materiale.
Me vendim të prokurorit, këtë të martë është iniciuar rasti ndaj saj për procedim të mëtejshëm.
Pas përfundimit të procedurave fillestare, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.