Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Mitrovicë, i sekuestrohen armë, municion dhe drogë

Policia

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në fshatin Shipol të Mitrovicës nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe posedim të substancave narkotike.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është bërë të martën rreth orës 16:06, pas një bastisjeje të realizuar në shtëpinë e të dyshuarit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë kontrollit, thuhet se janë gjetur dhe sekuestruar një armë të gjatë, 25 fishekë, një gëzhojë si dhe rreth 9 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Po ashtu, i dyshuari ka deklaruar se në një shtëpi të pabanuar ndodhej edhe një granatë dore.

Pas këtij informacioni, policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i Policisë së Kosovës ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes pa ndonjë incident.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti mbetet nën hetim.