Marrëveshja e paqes mes SHBA-së dhe Iranit nuk mund të zbatohet nëse lufta në Liban nuk përfundon, ka deklaruar Seyed Mehdi Tabatabaie, zëvendësshef i Komunikimit dhe Informimit në Zyrën e presidentit të Iranit.
“Vazhdimi i krimeve të regjimit sionist në Liban do të çojë në pavlefshmërinë e të gjithë marrëveshjes,” ka shkruar ai në platformën X, përpara bisedimeve të së dielës në Zvicër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIrani do të ngrejë çështjen e shkeljeve të marrëveshjes fillestare të paqes mes SHBA-së dhe Iranit në takimin e kësaj pasditeje, ka thënë negociatori kryesor iranian, Mohammad Bagher Baghaei, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Fars.
Një zëdhënës i ekipit negociator iranian ka thënë ndërkaq se plani i delegacionit iranian është që bisedimet të vazhdojnë deri mbrëmjen e së dielës dhe se nuk ka gjasa që ato të zgjasin më shumë.
Ndërkohë, presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka thënë se ish-udhhëheqësi Suprem i Iranit e kishte bërë të qartë se Teherani nuk dëshironte të zotëronte armë bërthamore, duke iu referuar kërkesave të SHBA-së që Irani të mos pajisej me një të tillë.
“E vetmja pikë për Amerikën është që ne të mos kemi një bombë atomike. Kjo është diçka që edhe lideri i martirizuar e ka thënë vazhdimisht: ne nuk duam një bombë atomike. Amerika tha ta shkruajmë këtë dhe ta nënshkruajmë, dhe ne e nënshkruam”, ka thënë Pezeshkian.