Mediat iraniane, përfshirë agjencinë zyrtare të lajmeve IRNA, kanë publikuar një mesazh nga kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, për të shënuar 30 ditë që nga fillimi i luftës.
Komentet e tij vijnë pas njoftimit të SHBA-së se rreth 3,500 personel kanë mbërritur në rajon me anijen luftarake USS Tripoli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mesazh, Ghalibaf thotë se "armiku sinjalizon negociata publikisht, ndërsa në fshehtësi komploton një sulm tokësor".
Ai ka shtuar se SHBA-ja, "me një listë me 15 pika, po paraqet dëshirat e saj dhe po ndjekë atë që nuk po e arrin në luftë".
Ghalibaf ka thënë gjithashtu se forcat iraniane po "presin që ushtarët amerikanë të hyjnë në tokë në mënyrë që të mund të qëllojnë me zjarr mbi ta".
Lidhur me e dorëzimit të Iranit, Ghalibaf ka thënë në arabisht se mesazhi i Iranit është "i qartë" dhe se nuk do të pranojë "poshtërim".
Gazeta “Washington Post” ka raportuar të shtunën se Pentagoni është duke u përgatitur për operacione tokësore në Iran.
Raporti vjen teksa presidenti amerikan, Donald Trump, këmbëngul se janë rrugës për realizimin e objektivave të luftës ndaj Iranit.
Mirpëo, sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka deklaruar të premten se SHBA-ja mund të arrijë qëllimet e saj në Iran "pa trupa tokësore".