Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

WP: SHBA-ja po përgatitet për operacione tokësore në Iran

Ushtria amerikane

Foto: Associated Press

Pentagoni po përgatitet për javë të tëra operacionesh tokësore në Iran, ka shkruar të shtunën Washington Post, duke cituar zyrtarë amerikanë.

Planet mund të përfshijnë bastisje nga Operacionet Speciale dhe trupat konvencionale të këmbësorisë, ka raportuar Washington Post. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nëse presidenti amerikan, Donald Trump do të miratojë ndonjë nga këto plane mbetet e pasigurt, sipas WP-së.

Administrata Trump ka vendosur marinsat Amerikane në Lindjen e Mesme ndërsa lufta në Iran shtrihet në javën e saj të pestë, dhe gjithashtu ka planifikuar të dërgojë mijëra ushtarë nga Divizioni i 82-të Ajror i Ushtrisë Amerikane në rajon.

Irani thotë se po pret trupat tokësore amerikane për t’i sulmuar

47 min. më parë / 29 mar 2026 12:27
Mohammad Bagher Ghalibaf

Mohammad Bagher Ghalibaf

Photo: Associated Press

Mediat iraniane, përfshirë agjencinë zyrtare të lajmeve IRNA, kanë publikuar një mesazh nga kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, për të shënuar 30 ditë që nga fillimi i luftës.

Komentet e tij vijnë pas njoftimit të SHBA-së se rreth 3,500 personel kanë mbërritur në rajon me anijen luftarake USS Tripoli.

Në mesazh, Ghalibaf thotë se "armiku sinjalizon negociata publikisht, ndërsa në fshehtësi komploton një sulm tokësor".

Ai ka shtuar se SHBA-ja, "me një listë me 15 pika, po paraqet dëshirat e saj dhe po ndjekë atë që nuk po e arrin në luftë".

Ghalibaf ka thënë gjithashtu se forcat iraniane po "presin që ushtarët amerikanë të hyjnë në tokë në mënyrë që të mund të qëllojnë me zjarr mbi ta".

Lidhur me e dorëzimit të Iranit, Ghalibaf ka thënë në arabisht se mesazhi i Iranit është "i qartë" dhe se nuk do të pranojë "poshtërim".

Gazeta “Washington Post” ka raportuar të shtunën se Pentagoni është duke u përgatitur për operacione tokësore në Iran.

Raporti vjen teksa presidenti amerikan, Donald Trump, këmbëngul se janë rrugës për realizimin e objektivave të luftës ndaj Iranit. 

Mirpëo, sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka deklaruar të premten se SHBA-ja mund të arrijë qëllimet e saj në Iran "pa trupa tokësore".