Tehrani zyrtar po “rishikon” negociatat me Shtetet e Bashkuara, në dritën e sulmeve amerikane kundër Iranit natën e së martës, citohet të ketë thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, sipas Rrjetit Studentor Iranian të Lajmeve (SNN).
Baghaei ka akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për “shkelje të përsëritura të armëpushimit” dhe ka thënë se diplomacia nuk mund të zhvillohet “në një vakum”, duke shtuar se nevojitet “një mjedis minimal ku diplomacia mund të funksionojë” që negociatat të përparojnë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Fatkeqësisht, Shtetet e Bashkuara po e minojnë këtë proces përmes mesazheve kontradiktore, ndryshimeve të shpeshta në qëndrimet dhe kërkesat e tyre, si dhe përmes shkeljeve të përsëritura të armëpushimit”, citohet të ketë deklaruar ai.
Baghaei ka shtuar se edhe Izraeli ka treguar mungesë sinqeriteti përmes sulmeve të përsëritura në Liban.
Irani ka njoftuar të mërkurën se kishte ndërmarrë sulme hakmarrëse ndaj objektivave amerikane në rajon, për shkak të sulmeve amerikane mbi Iran, pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak amerikan të martën pranë Ngushticës së Hormuzit.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkruar të martën në Truth Social, se Irani e kishte sulmuar helikopterin dhe se SHBA-ja për këtë do të përgjigjej.
Shumë pak kohë pas këtij postimi, ushtria amerikane ka deklaruar se kishte përfunduar sulmet kundër Iranit, të cilat sipas saj ishin një përgjigje ndaj rrëzimit të një helikopterit.
Ky zhvillim tregon se tensionet midis Iranit dhe SHBA-së mbeten të larta dhe mund të komplikojnë përpjekjet diplomatike për rifillimin e bisedimeve mes dy vendeve.