Përfaqësuesi i Iranit në OKB, Amir-Saeid Iravani, ka deklaruar se Teherani nuk do të "rrijë duarkryq" nëse Trumpi i zbaton kërcënimet për "krime lufte"
Saeid Iravani ka shtuar se kërcënimet e Trumpit paraditen e së martës se një "qytetërim i tërë do të vdesë" nëse Irani nuk bën një marrëveshje "përbëjnë nxitje për krime lufte dhe potencialisht gjenocid".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë një sesioni të Këshillit të Sigurimit mbi Ngushticën e Hormuzit, Iravani i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të kritikojë retorikën e Trumpit para se të jetë tepër vonë.
"Irani nuk do të rrijë duarkryq përballë krimeve të tilla të rënda të luftës. Ai do të ushtrojë, pa hezitim, të drejtën e tij të lindur të vetëmbrojtjes dhe do të marrë masa të menjëhershme dhe proporcionale reciproke", ka deklaruar ai.
Këshilli i Sigurimit ka dështuar të votojë një draftrezolutë për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, për shkak të vetos nga Rusia dhe Kina.