Administrata Trump ka siguruar ngritjen e aktakuzës kundër ish-presidentit të Kubës Raul Castro, duke rritur presionin mbi një marrëdhënie tashmë të tensionuar midis dy armiqve.
Çështja kundër vëllait 94-vjeçar të Fidel Castros dhe një prej liderëve të fundit të mbijetuar të revolucionit kuban u hap të mërkurën nga prokurorët federalë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi akuzohet për komplot vrasjeje të shtetasve amerikanë, rrëzim të dy avionëve dhe vrasje. Ka edhe të pandehur të tjerë në aktakuzë, raportoi CNN.
Akuzat lidhen me rrëzimin e dy avionëve më 1996 që i përkisnin organizatës kubano-amerikane “Vëllezërit për Shpëtim”. Raul Castro, i cili ishte ministër i Mbrojtjes atë kohë, dyshohet se urdhëroi sulmin, ku vdiqën katër burra, përfshirë tre shtetas amerikanë.
Çështja është një tjetër shembull i jashtëzakonshëm se si Administrata po e përdor Departamentin e Drejtësisë për të shënjestruar udhëheqësin e një vendi që ajo kundërshton.
Kur aktakuza u raportua javën e kaluar, menjëherë ngriti shqetësime për një operacion të madh në Kubë si ai u krye në Venezuelë për ta arrestuar presidentin Nicholas Maduro. Maduro tani mbahet në New York me akuzat për trafikim droge.
Presidenti amerikan Donald Trump po ashtu ka kërcënuar me veprime ushtarake duke deklaruar se Kuba “do të bjerë shumë shpejt”.