Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Karateistët e Kosovës të pasuksesshëm në ditën e parë të Evropianit

Karate

Garuesit e përfaqësueses së Kosovës në karate nuk e kanë nisur mirë pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian. Asnjëri prej garuesve të Kosovës që u paraqitën të mërkurën  në Evropian, nuk iu afrua zonës së medaljeve.

Evropiani në karate nisi të mërkurën në Frankfurt të Gjermanisë, ndërsa do të mbahet deri të dielën.
Fortesa Orana i kaloi me sukses dy luftërat e para të kategorisë mbi 68 kilogramë. E eliminoi në raundin e parë holandezen, Ingrid Creemers, kurse në raundin e dytë e mposhti hungarezen, Dora Fleischer. Në luftën e tretë humbi nga karateistja e Greqisë, Kyriaki Kydonaki, 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me garues nga Holanda kishte punë edhe Benjamin Shabani. Ai në kategorinë mbi 84 kilogramë humbi në luftën e parë nga holandezi, Issam Najdin.

Vlera Qerimi kaloi luftën e parë ndaj karateistes së Suedisë, Viktoria Kraljeviq, por u ndal në luftën e dytë të kategorisë deri 68 kilogramë. Ajo humbi nga spanjollja, Isabel Maria Mejias Nieto.
Jakup Ajdari deri 84 kilogramë e mposhti në xhiron e parë rumunin, Vlad Rizea, por u ndal në luftën e dytë nga gjermani, janë Haubold.

Elmedina Istogu e fitoi luftën e parë të kategorisë deri 61 kilogramë kundër bjelloruses, Yana Konnava, që garoi në flamur të Federatës Evropiane të Karatesë. Por u ndal në luftën e dytë nga karateistja e Lituanisë, Gabriele Marozaite.

Betim Maliqi i kategorisë deri 75 kilogramë e fitoi luftën e parë ndaj garuesit nga Qiproja, Iwannis Kyriakou. Me sukses e kaloi edhe sllovenin, Jaka Gaal.

Ernest Sharafutdinov ishte kundërshtari i tretë, prej të cilit Maliqi humbi në luftën e tretë.
Blendi Salihu humbi në luftën e parë të repesazhit në kata, ndërsa Alma Loki e kaloi me sukses raundin e dytë, por jo edhe të tretin. Ajo në raundin e parë ishte e lirë.

Të enjten në tatami do të paraqiten Mujë Krasniqi, Qëndresa Ibrahimi, Albulena Gërvalla dhe nënkampioni i Botës për kategorinë deri 60 kilogramë, Islam Selmani.

Shpresat më të mëdha për medalje, karateja i ka nga Selmani.