Presidenti i Ishujve Kanarie, ishuj autonom spanjoll, Fernando Clavijo, ka hedhur poshtë vendimin e qeverisë spanjolle për të lejuar anijen holandeze MV Hondius, e cila ka një shpërthim hantavirusi në bord, të ankorohet në ishuj.
"Nuk mund ta lejoj anijen të hyjë në Kanarie”, ka thënë Clavijo në një intervistë për radion Onda Cero.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ky vendim nuk bazohet në asnjë kriter teknik dhe as nuk na është dhënë informacion i mjaftueshëm”, ka shtuar ai.
Clavijo, i cili aktualisht ndodhet në Bruksel, ka thënë se donte të takohej urgjentisht me kryeministrin Pedro Sanchez në Madrid për të diskutuar çështjen.
Varka pritet të mbërrijë në Ishujt Kanarie në ditët e ardhshme.
Anija turistike luksoze, e cila është goditur nga një shpërthim i virusit vdekjeprurës "hantavirus", po përgatitet të mërkurën të niset nga Kepi Verde drejt Evropës, pasi qeveria spanjolle i dha leje të ankorohej në Ishujt Kanarie.
Ministria e Shëndetësisë e Spanjës ka thënë se i ishte kërkuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Bashkimi Evropian që të pranonte anijen MV Hondius “në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet humanitare”.