Në ushtrinë izraelite kanë njoftuar të martën se janë identifikuar raketa të lëshuara nga Irani, dy orë pasi armëpushimi i shpallur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka hyrë në fuqi, raporton AP.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar të martën se i ka urdhëruar Forcat Mbrojtëse të Izraelit që “t’i përgjigjen fuqishëm shkeljes së armëpushimit nga ana e Iranit, me sulme intenzive kundrejt shënjestrave të regjimit në zemër të Teheranit”, ka raportuar BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas ushtrisë izraelite, sistemet e mbrojtjes ajrore janë “në funksion për të ndërprerë kërcënimin”, teksa qytetarëve u është kërkuar të futen në strehimore dhe të qëndrojnë aty deri në njoftimin e radhës.
Detajet mbi sulmin e raportuar me raketa mbeten ende të paqarta, kurse nuk ka konfirmim nga ana e Iranit për këtë sulm.
Ky zhvillim ka ndodhur pasi zyrtarët izraelitë kanë deklaruar se e kanë pranuar armëpushimin.
Më herët, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Aragchi, ka thënë se vendi i tij do të ndalojë sulmet me kushtin që Izraeli të veprojë njësoj.