Izraeli të dielën ka marrë mbetjet mortore për të cilat Hamasi thotë se u takonin tri pengjeve të vdekura që mbaheshin në Gazë, raporton “CNN”.
Mbetet mortore u transferuan në Izrael nëpërmjet Kryqit të Kuq dhe do të çohen në laboratorin e forenzikës për identifikim.
Të enjten mbrëma Hamasi kishte dorëzuar trupat e dy pengjeve të vdekura, të identifikuara si Amiram Cooper (84) dhe Sahar Baruch (25).
Hamasi në fundjavë dorëzoi mbetjet mortore edhe të tre personave, por rezultoi se ato nuk i përkisnin pengjeve izraelite.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të dielën se Izraeli është i përkushtuar ta sigurojë kthimin e trupave të gjitha pengjeve që vdiqën në Gazë.
Duke folur në mbledhjen e kabinetit, ai akuzoi Hamasin për përpjekje për mashtrim.